Rasti i rëndë në Lipjan, policia interviston katër dëshmitarë

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Lipjan, ku me datën 4 gusht, në fshatin Baincë, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Në njoftimin e policisë thuhet se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, trupi është i freskët.

“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Go to TOP