Kastrati: Gypi i kanalizimit u mbyll nga njerëz të papërgjegjshëm

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë me dije se për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik, si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm.

Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm. Pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm, gjë që tregon për veprime dashakeqe”, tha ai.

“Vështirë të besohet që dikush mund të dëmtojë me qëllim projekte që po i japin Malishevës një pamje të re, por fatkeqësisht ndodh. Megjithatë, këto akte nuk mund ta ndalin zhvillimin”, ka theksuar tutje Kastrati.


Go to TOP