Mërgimtari tenton ta korruptojë një polic me 20 euro, përfundon në pranga

Një mërgimtar me qëndrim në Zvicër ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor në Kosovë, duke i ofruar 20 euro. Përpjekja e tij ka rezultuar e pasuksesshme, pasi është arrestuar nga autoritetet.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

“Është arrestuar një person i dyshuar, shtetas zviceran, pasi i kishte ofruar një shumë prej 20 eurosh një zyrtari policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia nuk ka bërë të ditur nëse ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli në trafik apo në rrethana të tjera.


Go to TOP