Mehmetaj akuzon Qeverinë: E zhdukën KFOR-in nga fotografia për ta shndërruar tragjedinë në triumf

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj një veprimi të Qeverisë së Kosovës duke e akuzuar atë për manipulim të imazheve zyrtare dhe tentativë për propagandë përmes një tragjedie.

Mehmetaj thotë se nga një fotografi zyrtare janë zhdukur qëllimisht dy automjete të KFOR-it, me qëllim që automjeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të prezantohet si i vetmi në vendngjarje duke e shndërruar, sipas tij, tragjedinë e humbjes së jetës së një të riu në një moment triumfi institucional.

“E pabesueshme… Qeveria e Albin Strujës i ka zhdukë nga fotografia dy automjetet e KFOR-it, në mënyrë që ta prezantojë automjetin e FSK-së si të vetëm. Dhe kështu ta shndërrojë tragjedinë e vdekjes së një të riu në moment tirumfal. Kjo është e frikshme”, shkroi ai.

Me tone të rënda, Mehmetaj ngre dyshime për veprime më të thella të fshehta nga qeveria: “Kur e mendon se këta i kanë të gjithë librat e shtetit në dorë, hec e dije çfarë kanë bërë deri më tani. Hec e dije sa ndërhyrjet kanë ndodh. Hec e dije çka kanë montu deri tash.” /Kosova.info/

Go to TOP