Rama: Rinovohet shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë – 500 mijë euro investim për kushte moderne mësimi
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme në arsim, ka nisur rinovimi i plotë i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Projekti kap vlerën prej 500 mijë eurosh dhe pritet të përfundojë brenda muajit shtator, kur nxënësit do të rikthehen në ambiente moderne, funksionale dhe me efikasitet energjetik.
Sipas Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kjo është vetëm faza e parë e projektit, ndërsa faza e dytë do të përfshijë pajisjen e shkollës me teknologji inteligjente për një mësim më bashkëkohor dhe interaktiv.
“Arsimi është prioriteti ynë, investim për të ardhmen e Prishtinës”, u shpreh Rama.
Ky investim është pjesë e strategjisë së Komunës për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në kryeqytet. /Kosova.info/
