Shpërthejnë vatra të reja zjarri në fshatrat e Podujevës
Vatra të reja zjarri kanë shpërthyer sot gjatë ditës në fshatrat përreth Pakashticës, Metehia dhe Repa të komunës së Podujevës.
Ekipet përkatëse janë angazhuar maksimalisht në terren, me mbështetjen edhe të Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi thotë se situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme të zjarreve.
“Jemi bashkë në këtë sfidë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
