Ia grabiti çantën dhe e përplasi për shtylle një grua, i ngrihet aktakuzë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.C.
Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se më dt.06.10.2024, në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë, me përdorimin e forcës fizike me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër ka sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër përkatësisht të dëmtuarës F.B., nga Gjakova, në atë mënyre që natën kritike rreth orës 17:57 min., gjersa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë, ku në dorë mbante një torbë në te cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N personat ia kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore.
Me këto veprime i pandehuri E.C., në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
