Enise Zijade i sjell Kosovës medaljen e parë në EYOF Shkupi 2025 – e bronztë në xhudo
Kosova ka fituar medaljen e parë në Festivalin Evropian të Rinisë (EYOF) “Shkup 2025”, falë suksesit të jashtëzakonshëm të xhudistes Enise Zijade.
Zijade arriti të ngjitet në podium duke fituar medaljen e bronztë, e cila është edhe medalja e dytë në histori për Kosovën në këtë festival, por e para ndonjëherë në sportin e xhudos.
Kjo arritje shënon një moment historik për sportin kosovar dhe për Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK), duke dëshmuar vazhdimësinë e suksesit në këtë sport, që ka sjellë krenari ndërkombëtare për vendin tonë.
Urime të përzemërta për Enisen, trajneren legjendare Majlinda Kelmendi, trajnerin Toni Kuka dhe gjithë ekipin e xhudos për këtë arritje të jashtëzakonshme!
🇽🇰🥋 #EYOF2025 #Xhudo #Kosova #Medalje #Krenari /Kosova.info/
