EYOF Shkupi 2025: Hashani dhe Sejdiu përfundojnë garimin individual

Jona Hashani dhe Amant Sejdiu kanë përfunduar sot garimin në individuale në garat e pingpongut në EYOF Shkupi 2025.

Të dy nuk arritën të kalojnë grupin për t’u kualifikuar tutje. Veçohet paraqitja e Jonës ndaj finlandezes Ternovykh, ndaj së cilës deri diku ishte kundërshtare e barabartë, duke fituar edhe një set, por jo edhe lojën.

Edhe Amanti dha maksimumin, por pa mundur të kalojë ndonjërin prej tre kundërshtarëve.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim në mikse.


Go to TOP