Ballkani – Floriana, shënojnë të dy skuadrat
Vetëm trembëdhjetë minuta lojë kanë mjaftuar që ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Floriana të ofrojë dy gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit kualifikues të Conference League.
Mysafirët nga Malta kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e në minutën e tetë, kur Grech ka realizuar saktë nga penalltia.
Por reagimi i skuadrës së Kosovës ka qenë i menjëhershëm. Vetëm pak minuta më pas, Ballkani ka barazuar rezultatin përmes Tolajt, i cili ka shënuar pas një asistimi nga Kryeziu.
Në dispozicion të skuadrave janë edhe një orë lojë.
