Liverpool arrin marrëveshje për transferimin e Hugo Ekitike nga Frankfurt
Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike, në një marrëveshje që fillimisht kap vlerën prej gjashtëdhjetë e nëntë milionë funta.
Sipas mediave britanike, klubi kampion i Premier League ka kthyer fokusin te sulmuesi francez pasi Newcastle ka refuzuar ta shesë suedezin Alexander Isak, i cili vlerësohet rreth 150 milionë funta.
Për Ekitike ishin të interesuara edhe Newcastle e Manchester United, por Liverpool duket se e ka fituar garën për një prej yjeve më premtues të futbollit evropian.
Pas finalizimit të marrëveshjes, njëzet e tre vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Arne Slot në turneun parasezonal në Azi.
Ekitike ka shënuar njëzet e dy gola në dyzet e tetë paraqitje për Frankfurt sezonin e kaluar, pas transferimit nga Paris Saint-Germain.
Kjo është blerja e radhës për Liverpoolin në një verë aktive në merkato, pas shpenzimeve prej 116 milionë funta për mesfushorin gjerman Florian Wirtz dhe transferimeve të mbrojtësve Jeremie Frimpong nga Leverkusen dhe Milos Kerkez nga Bournemouth.
Gjithashtu edhe portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili është pjesë e skuadrës së Arne Slot që nga fundi i sezonit të kaluar, pas transferimit të tij nga Valencia.
