Shfaqin dokumente të falsifikuara, arrestohen 2 të dyshuar në Bërnjak

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në pikën kufitare në Bërnjak, për shkak se kanë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të arrestuarit janë me nacionalitet të huaj.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.


Go to TOP