Një trup i pajetë sjellet nga kufiri i Shqipërisë në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një fshat kufitar i Shqipërisë është sjellë viktima femër pa shenja jete në Dragash.

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete”, njofton policia.

 Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


Go to TOP