​Inter në kërkim të një sulmuesi, në skenë del emri befasues

Interi po punon për të përforcuar repartin e sulmit për trajnerin Cristian Chivu, pas largimeve të Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa si lojtarë të lirë. Pas ardhjes së Bonny nga Parma dhe rikthimit të Pio Espositos nga huazimi, klubi kërkon një tjetër profil që i përshtatet ndryshimeve taktike të mundshme nga 3-5-2 në 3-4-2-1 apo 4-3-3.

Sipas “Corriere dello Sport”, objektivi kryesor është sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman. Nigeriani, me kontratë deri në 2027, vlerësohet rreth 50 milionë euro. Ai ka realizuar 52 gola dhe 25 asiste në 118 ndeshje me ekipin nga Bergamo.

Alternativat e mundshme përfshijnë Lois Openda (Leipzig), Eliesse Ben Seghir (Monaco), Cristopher Nkunku (Chelsea) dhe Alejandro Garnacho (Manchester United), ky i fundit i ofruar së fundmi drejtuesve zikaltër.


Go to TOP