Samuel Opeh, përforcimi më i ri i Malishevës

Skuadra e Malishevës ka prezantuar zyrtarisht futbollistin më të ri të saj. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky sezon do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kosovare.

Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku ka qenë pjesë e ekipit të Laçit.

“Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona. Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit. Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv. Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri”, ka shkruar skuadra e Superligës. 


Go to TOP