Drita e shton epërsinë në Luksemburg
Skuadra e Dritës e ka rritur epërsinë në 0-2 në ndeshjen kthyese ndaj Differdange.
Sulmuesi Arb Manaj ka qenë sërish protagonist, duke realizuar golin e dytë personal dhe të ekipit në minutën e shtatëmbëdhjetë.
Nëse ruhet ky avantazh atëherë ekipi nga Gjilani kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve të Champions League.
Në raundin e radhës Drita do të përballej me klubin danez, Copenhagen.
