Zjarr i madh, një objekt përfshihet nga flakët në afërsi të Lipjanit
Sot, pasdite është përfshirë nga një zjarr i madh një objekt për riciklimin e mbeturinave nga plastika në afërsi të Lipjanit.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bënë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale
Ajo tha se sot rreth orës 16:30, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”.
