Arrestohet në Gjakovë për shitje droge, i pandehuri dërgohet në paraburgim

30 ditë masë të paraburgimit i janë shqiptuar të pandehurit S.K. në Gjakovë, i cili akuzohet për shitblerje të narkotikëve.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet S.K., më datë 14.07.2025 rreth orës 20:40 në Gjakovë rr.’Anton Qeta’, pa autorizim shet, shpërndan substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë hetuesit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar “katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, një (1) telefon mobil “Redmi”, një (1) telefon mobil “Samsung Galaxy S 9”, një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro, ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike në formë bari të dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë që së bashku me katër (4) qeset e lartcekura arrijnë peshën prej 21 gram, tetë (8) qese me substancë narkotike me ngjyrë të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 4.05 gram, si dhe një (1) predhë (fishek) i kalibrit 9×19, të gjitha të sekuestruara nga hetuesit policor. /Kosova.info/

Go to TOP