Prishtina nikoqire e Kampionatit Evropian të E-Gaming
Prishtina është shndërruar në qendrën e një prej ngjarjeve më të mëdha të teknologjisë dhe sportit modern duke pritur Kampionatin Evropian të E-Gaming. Kjo ngjarje madhore sjell në vendin tonë elitën e lojërave elektronike duke e pozicionuar Kosovën fuqishëm në hartën digjitale të Evropës dhe më gjerë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar këtë kampionat si një dëshmi të qartë se, me vizion nga Federata dhe përkrahje institucionale nga Qeveria, Kosova ka kapacitetin të konkurrojë denjësisht në çdo skenë – evropiane apo botërore.
“Bravo për organizimin dhe ekipin që po e sjell këtë standard të ri në vendin tonë”, ka thënë Rama duke theksuar rëndësinë që kanë investimet në teknologji, inovacion dhe rininë digjitale. /Kosova.info/
