Heta: Koha për t’ia kthyer qytetarëve dinjitetin

Gazmend Heta është zyrtarizuar nga Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Heta tha se kjo kandidaturë përtej një gare politike përfaqëson një mision për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin qytetar në Drenas. Ai u zotua për një qeverisje me qytetarin në qendër, të bazuar në një politikë intelektuale dhe të përgjegjshme.

“Unë vij nga një familje që i përket elitës intelektuale të Drenasit dhe jam gjenerata e tretë e banorëve rezidentë të kësaj komune. Kjo trashëgimi më obligon të punoj me përkushtim për të mirën e përbashkët,” theksoi Heta.

Ai ftoi qytetarët që ta bashkëudhëheqin këtë proces duke premtuar se vetëm përmes përfshirjes dhe besimit të ndërsjellë mund të ndërtohet një Drenas më i drejtë dhe më dinjitoz për të gjithë. /Kosova.info/


Go to TOP