Inspektime në terren nga Drejtoria e Mobilitetit – Identifikohen problemet kryesore në rrugët e Prishtinës

Ekipi i Drejtorisë së Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit një sërë inspektimesh në terren, me fokus në identifikimin e problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në qasjen, sigurinë dhe funksionalitetin e hapësirave publike në kryeqytet.

Sipas drejtorit Donat Lushaku, gjatë inspektimeve janë evidentuar disa çështje që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, përfshirë: probleme me shiritat e biçikletave; vështirësi në vendkalimet e këmbësorëve; rrethime të hapësirave publike; pengesa të vendosura apo larguara në mënyrë të paautorizuar dhe gjendja e mobilerisë urbane.

“Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë inspektimet dhe njëkohësisht do të fillojmë me rregullimin e çështjeve të evidentuara deri më tani,” njoftoi Lushaku duke theksuar se qëllimi është një Prishtinë më e qasshme dhe më funksionale për të gjithë.

Drejtoria fton qytetarët që të bashkëpunojnë aktivisht duke raportuar problematikat që hasin në përditshmëri. “Vetëm bashkë mund ta bëjmë qytetin më të mirë për të gjithë,” përfundoi Lushaku.

#MobilitetiPrishtinë #BashkëPërQytetin /Kosova.info/


Go to TOP