Kualifikueset e Evropianit në beach volley / Kosova mposht Greqinë

Përfaqësuesja e Kosovës në beach volley U20 ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Greqisë 2, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Schinas të Greqisë, si pjesë e Kampionatit Ballkanik.

Kosova 2:0 Greqia 2

(21:19, 21:19)

Dyshja Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, zhvilluan një lojë të disiplinuar dhe të motivuar, duke dominuar në të dy setet ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejt për pozitën e tretë në grup.

Megjithatë, dy humbjet në ndeshjet e para ndaj ekipeve shumë të forta si Moldavia dhe Turqia 1, ndikuan në objektivat e larta të ekipit tonë, duke e larguar mundësinë për të garuar në gjysmëfinale.

Kjo fitore e vendos Kosovën në garën për vendin e 5-të në renditjen përfundimtare të këtij raundi kualifikues, duke mbetur megjithatë një hap i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit të rërës në Kosovë.


Go to TOP