Policia vazhdon me angazhimet për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik.

Në njoftim thuhet se përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët e mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik, teksa ka publikuar foto të dërguara nga qytetarët ku shihet një kamionet e betonit, teksa lëshon beton në rrugë duke qarkulluar.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e njësitit të trafikut kanë identifikuar dhe gjobitur drejtuesit e automjeteve që kanë bërë shkelje.

Tutje thuhet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.


Go to TOP