“Abdyl Frashëri” – Shkolla që e lidh rininë me tokën, dijen dhe të ardhmen e qëndrueshme

Shkolla e Mesme e Bujqësisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë vazhdon të ofrojë mundësi unike për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme në sektorin bujqësor dhe agro-industrial.

Me drejtime të specializuara si agrobiznesi, mbrojtja e bimëve, hortikultura, prodhimi blegtoral dhe teknologjia ushqimore, kjo shkollë është model i arsimit praktik dhe të orientuar drejt tregut të punës.

Përtej klasës – mësim në terren!

Nxënësit nuk mësojnë vetëm në teori: ata kanë qasje në laboratorë të pajisur modernisht, sera mësimore, mekanizma bujqësorë dhe një fermë të kafshëve që funksionon brenda vetë shkollës. Kjo qasje praktike u mundëson të rinjve që të jenë të përgatitur në mënyrë reale për sfidat dhe kërkesat e sektorit bujqësor në zhvillim.

E ardhmja fillon sot!

“Ne jemi të përkushtuar të krijojmë kushte të favorshme për zhvillimin profesional të nxënësve tanë dhe përgatitjen e tyre për një treg pune që ka gjithnjë më shumë nevojë për dije, përkushtim dhe inovacion në bujqësi”, ka deklaruar Samir Shahini nga Drejtoria e Arsimit.

Regjistrohu tani në SHMB “Abdyl Frashëri” dhe ndërto një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme për veten dhe komunitetin tënd! /Kosova.info/

Go to TOP