Evropiani i Femrave/ Franca shkund Uellsin
Kombëtarja e Francës në konkurrencën femrave, ka bërë hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të Evropianit që po mbahet në Zvicër.
Vashat e Francës tregun lojë dominuese në duel me Uellsinë, duke triumfuar me rezultat 4-1, të mërkurën mbrëma, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Grupit D.
Futbollistët franceze nga fillimi i kësaj sfidë e deri në fund, e kontrolluan më mirë lojën në terren, krijuan më shumë raste dhe realizuan katër gola.
Mateo (6’), Diani (45’ pen), Mjari (53’) dhe Geyoro (63’), shënuan për Francën, kurse, për Ullsin realizoi Fischolck (13’).
Pas kësaj fitore, Franca shkëputet në krye të Grupit D me gjashtë pikë të tubuara, tri më shumë së ndjekësit Anglia dhe Holanda, kurse, Uellsi është e fundit pa asnjë pikë.
