Refleksione mbi edukatën dhe arsimin në Kosovë
Shkruan: Besim XANI
Shkollat në Kosovë nuk kanë për detyrë të përgatisin vetëm profesionistë, shumë e rëndësishme është të formohen qytetarë por kjo po shihet që veç ka dështuar. Mjafton të shikojmë në TV e rrjete sociale çfarë gjuhe përdoret, edhe 10 vite nëse vazhdon kështu do të zhduket gjuha standarde e gjuhës shqipe! Fjala, më fal, ju lutem, faleminderit, ju pengova, as që i dëgjon tek shqiptarët. Në shkollat e Kosovës ka nxënës shumë të talentuar dhe të kultivuar plot me edukatë por nëse e marrim si tërësi mund të themi se situata nuk është e mirë, nxënësi më nuk ndjen turp nga mësimdhënësi. Prindërit as që interesohen se çfarë sjelljesh ka nxënësi i tyre, kjo është arsyeja që unë po ngrehi alarm që para se ti mësojmë për profesione të lëmive të ndryshme, të ndikojmë në edukimin qytetar nëse ai nuk formohet deri në maturim ai mund të bëhet një profesionist i mirë por pa kulturë, pa moral, pa humanizëm që nuk do to vyej askujt ky është rreziku, sepse të marrësh një profesion nuk është vështirë por të formohesh si një njeri i qytetëruar është tepër vështirë. Ka përjashtime që ka nxënës me edukatë por është gabim i madh nga nxënësit e krejt Kosovës po fole 5 minuta është i paevitueshëm fjalori i rrugaçërisë. E pashpjegueshme mungesa e turpit, nxënësin e çon drejt degjenerimit nuk e di kujt i vyen një profesionist i degjeneruar, është për tu trishtuar tekstet e këngëve vetëm me fjalë të ndyta dhe na shiten për artistë për elitë të shoqërisë e papranueshme! Xhon Lloku filozof anglez thotë “Po që se fëmija nuk dëgjon një fjalë të ndytë ai kurrë më nuk do ta përdor” unë jam shokuar gjatë një emisioni të Robert Berishës, ato fjalë që ai i fliste është turp me i pas në kokë ato mendime, njeriu pa edukatë thotë Aristoteli: “është qenia e neveritshme” dhe për çudi kjo është bërë modë, ju lutem mos të keqkuptohemi sepse ne kemi qenë të diskriminuar të burgosur nga Jugosllavia por një gjë më la përshtypje në një intervistë të Enver Petrovcit ku ai tha: “në vitet 80 ka qenë nga Tito e ndaluar” Lajmi i keq, lajmi amoral, janë pasqyruar vetëm gjërat pozitive që e frymëzojnë rininë” që mos të infektohet rinia tash çfarë shkollimi është ky ku pa turp më së paku dëgjon fjalë edukative arsimore tek rinia, e rinia marrin modele për formim. Ne dikur i kemi pasur profesorët, mjekët, poetët muzikën popullore pa as një varg amoral, kurse tash model u bë rrugaçi me 4 fjalë të ndyta, po të ishte Platoni gjallë shumë pak kishim mbetur në Kosovë na kishin dëbuar të gjithëve sepse siç thotë ai: “në shtetin tim ideal do të ketë vend vetëm për qytetarë racional” mjerisht sa pak ka qytetarë racional, qytetërimi nuk matet me banesa që në Kosovë është ba si në Indi, por me libër, kulturë, edukatë, art, ndërgjegje, humanizëm, me fjalor të pastër pa fjalë të ndyta, me higjienë në qytete, me dashuri ndaj familjes atdheut, gati tani më nuk besoj që janë këto ndjenja. Misioni i shkollës është thotë Xhon Djuj që është quajtur Sokrati Amerikan është “Të formoj qytetar që për fat të keq në Kosovë po dështon kjo komponenta më e rëndësishme e jetës!” Këtë degradim të arsimimit kurrë më nuk do të mund ta riparojmë. Për fat të keq tanimë është bërë vonë. Është vetëm një mundësi për të dalë nga kriza, të mbyllen të gjitha universitetet private si dhe ato publike që janë krejtësisht të panevojshme në çdo qytet të Kosovës dhe të funksionoj vetëm Universiteti i Prishtinës, sepse Universiteti i Prishtinës ka pasur dhe ka profesor të nivelit evropian që aspak nuk duhet të ndihemi inferior atëherë do të nxjerrim kuadro sepse cilësi nuk nënkupton vetëm kushtet e mira por kryesorja në cilësi është vlerësimi rigoroz i studentit.
