Sportistët e Prishtinës shkëlqejnë në garat ndërkombëtare – Përparim Rama: Jemi krenarë për ju

Sportistët e Kryeqytetit po e ngritin lart emrin e Prishtinës dhe të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke korrur suksese të jashtëzakonshme nga Kampionati Ballkanik, në Salzburg e deri te Liga Botërore për Fëmijë në Poreç.

Me medalje të arta, të bronzta, fitore të njëpasnjëshme dhe një përfaqësim dinjitoz, këta të rinj po dëshmojnë se vullneti i tyre nuk njeh kufij.

Në një takim të veçantë me trajnerin Jetmir Rexhepi dhe ekipin e tij, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi rrugëtimin e këtyre sportistëve dhe diskutoi për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që ata marrin nga familja, komuniteti dhe Komuna e Prishtinës.

“Kryeqyteti është dhe do të jetë gjithmonë krah tyre – për garat e radhës, për sukseset që vijnë dhe për rrëfimet që frymëzojnë një brez të tërë,” u shpreh Rama. /Kosova.info/


Go to TOP