Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur
Malisheva ka njoftuar se biletat për ndeshjen kundër Vikingur Reykjavik janë tashmë në shitje.
Ndeshja Malisheva – Vikingur do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të parë kualifikuese të Conference League.
“Biletat për ndeshjen Malisheva vs Víkingur Reykjavík do të dalin në shitje nga sot, prej orës 17:00. Biletat mund t’i merrni në lokalin Creative Graphics, në rrugën Rilindja Kombëtare, përballë pastiçerisë Pavarësia. Gjithashtu ditën e ndeshjes nga ora 13:00, biletat do të dalin në shitje edhe tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes”, ka njoftuar klubi malishevas. “Çmimi i biletave: Lindje – 3€, Perëndim – 5€ dhe VIP – 10€”.
