​Herzog i drejtohet Netanyahut: Nënshkruajnë marrëveshjen edhe nëse ka një kosto

Kryeministri Benjamin Netanyahu u takua me presidentin izraelit, Isaac Herzog përpara fluturimit të tij për në Uashington, ku nesër do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një deklarate nga zyra e Herzog, presidenti theksoi urgjencën e arritjes së një përparimi në marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe bisedimet për armëpushim. “Unë i mbështes plotësisht këto përpjekje, edhe kur ato përfshijnë vendime të vështira, komplekse dhe të dhimbshme… Kostoja nuk është e lehtë, por jam i bindur se qeveria dhe forcat e sigurisë do të përballen me sfidën”, tha Herzog, shkruan ANSA.

Netanyahu do të niset në orën 17:00 sipas orës lokale (një orë më pak në Itali) për vizitën zyrtare në Uashington ku do të takohet me Donald Trump nesër në orën 18:30 (2:30 në Itali). Ora ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Qeveria ka konfirmuar se Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, do të veprojë si zëvendës i kryeministrit gjatë mungesës së tij në mbledhjen e kabinetit të kufizuar, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, do të veprojë si zëvendës i tij gjatë mbledhjes së kabinetit. Ndërkohë, delegacioni negociator izraelit është nisur për në Doha, ku do të zhvillohen bisedime indirekte me Hamasin (të ndërmjetësuara nga Katari, SHBA-të dhe Egjipti) për të arritur qëllimin e një armëpushimi dy-mujor në Gaza, gjatë të cilit do të diskutohet marrëveshja për t’i dhënë fund luftës.

Go to TOP