Sulm i armatosur për grurë në Vushtrri

Një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth transportit të grurit bashkë me dy persona tjerë e kanë sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit)  së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


Go to TOP