Aston Villa nuk aktivizon klauzolën për Rashford, sulmuesi e do Barçën

Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të aktivizojë klauzolën prej 40 milionë paundësh për blerjen e Marcus Rashford nga Manchester United.

Sulmuesi anglez, i cili u huazua te klubi në shkurt, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Unai Emery për sezonin e ardhshëm.

“Marco Asensio, Marcus Rashford dhe Axel Disasi iu bashkuan Aston Villas në shkurt me marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit 2024/25. Sulmuesi Rashford regjistroi 17 paraqitje me klubin dhe kontribuoi me nëntë gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë një dopietë në çerekfinalen e FA Cup ndaj Preston North End”, thuhet në njoftimin e Aston Villës.

Ndërkohë, sipas medieve të huaja, Manchester United po planifikon shitjen e Rashford gjatë kësaj verë, dhe vetë lojtari thuhet se është i vendosur të transferohet te Barcelona në muajt në vijim.

27-vjeçari kërkon një fillim të ri pas një sezoni me ulje-ngritje dhe tashmë sytë janë nga La Liga. 

Go to TOP