Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e saj, një e mitur, është larguar nga shtëpia rreth orës 00:30 dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është hapur dhe hetimet janë në proces për të zbardhur rrethanat.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 


Go to TOP