Ndërron jetë në QKUK i lënduari nga aksidenti në Sllovi
Një person ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagëve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur dy ditë më parë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK për lëndimet e rënda që kishte pësuar në aksident, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.
