Arrestohet një person nën dyshimin për posedim me narkotikësh

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 51 gram.

Policia këtë rast e ka cilësuar ‘posedim i narkotikëve’.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 26.06.2025, 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 51 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Go to TOP