​Zyrtarizohen çiftet e 1/16-ve në Botërorin e Klubeve 2025

Zyrtarizohen çiftet e 1/16-ve në Botërorin e Klubeve 2025Janë përcaktuar të gjitha përballjet e fazës së 1/16-ve në FIFA Club World Cup 2025, turne që këtë verë po zhvillohet në SHBA dhe ka mbledhur 32 klubet më të mira nga e gjithë bota.

Në mesin e dueleve më të spikatura është përballja mes Paris Saint-Germain dhe Inter Miami, ku Lionel Messi do të përballet me ish-klubin e tij francez. Po ashtu, vëmendje të madhe tërheq edhe supersfida mes Real Madrid dhe Juventus, si dhe takimi i zjarrtë mes Bayern Munich dhe Flamengos.

Manchester City do të luajë kundër Al Hilal, ndërsa Interi përballet me Fluminense-n. Në sfidat e tjera, Benfica do të ndeshet me Chelsean, Borussia Dortmund me Monterreyn dhe Palmeiras me Botafogon.

Ndeshjet luhen nga 28 qershori deri më 1 korrik, dhe pritet të sjellin spektakël të vërtetë në këtë edicion historik të Botërorit për Klube.


Go to TOP