Qeku e Krasniqi kalojnë fazën e grupeve në Kampionatin Ballkanik
Dy pingpongistët kosovar, Andis Qeku dhe Rejan Krasniqi e kanë kaluar sukses fazën e grupeve në Kampionatin Ballkanik për të Rinj.
Andisi në kategorinë U19 tregoi formë të mirë duke dalë me sukses nga ndeshjet kundër përfaqësuesve të Greqisë dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, Rejani kaloi fazën e grupeve me pak fat dhe performancë të mirë. /Kosova.info/
