​29 të vdekur në një shkollë të Republikës Qendrore Afrikane

Të paktën 29 nxënës kanë vdekur dhe 260 u plagosën pasi një shpërthim shkaktoi një rrëmujë në një shkollë të mesme në Republikën Qendrore Afrikane.

Një transformator në pronësi të kompanisë kombëtare të energjisë elektrike ENERCA shpërtheu, duke shkaktuar rrëmujën ndërsa më shumë se pesë mijë e treqind nxënës po jepnin provimin e maturës të mërkurën në Shkollën e Mesme Barthelemy Boganda.

Presidenti Faustin-Archange Touadera shpalli tri ditë zie kombëtare.

Ai i kërkoi kombit të qëndrojë i bashkuar gjatë “kësaj kohe të vështirë”, ndërsa një hetim po punon për të përcaktuar rrethanat e sakta dhe kush ishte përgjegjës, sipas transmetuesit francez RFI.

“Republika qëndron me prindërit e pikëlluar”, tha ai në një video në rrjetin social Facebook.


Go to TOP