Humoreskë

Shkruan: Kimete BERIShA

1. Faton Peci më asocon në atë vargun e këngës: ‘Krejt Tuzlla e kanë mjel një dhi’.

– Në prokurori, Faton Peci, ka bërë me gisht kah Besnik Bislimi, që e ka motivuar për ta nënshkruar kontratën për fabrikën e mbetjeve shtazore, dhe për këtë arritje ‘spiunazhi’, Albin Kurti e ka bërë kandidat për kryetar të Mitrovicës.

2. ‘Ti di si të fitosh, Hannibal, por ti nuk di si ta përdorësh fitoren’.

3. Gjatë kohës që po shkruaj, po dëgjohet Armend Rexhepagiqi, duke u ankuar se si dikush ia ka ‘nal’ me dashtë, ia ka ‘nal’, këtë e ia ka nal atë…

dhe gjatë numërimit të ndalesave me të cilat po përballej, unë ia ndihmova pak:

– ta ka ndal rrymën,

– ta ka ndal bojlerin;

– ta ka ndal ujin;

– Mirë ta ka bá!

– veç kryesoren s’ta ka ndal – m’u anku..

– Reagimi im ishte drejtësi poetike…se i urrej ankesat, e të gjitha llojeve, edhe ato ankesat pa zë, ndër hundë që bëhen:

– e urrej përndjekjen romantike;

– e urrej dashurinë që kërkohet mëshirë;

– e urrej nënshtrimin emocional;

– i urrej gratë që dalin në intervista dhe qajnë publikisht që i ka lënë burri, derisa ish burrat e tyre ndodhen në shtrat me tjerat;

– i urrej lotët pa buzëqeshje;

– e urrej seriozitetin e madh;

– e urrej dramën;

– mërzinë pa pushim;

– zinë pa humor.

– Krejt i urrej.

4. Ka qenë një kohë kur kërcënimet romantike ishin të sofistikuara dhe misterioze.

– Kërcënimi më interesant shqiptar është: ‘Mos ma bëj punën se dal – humbi’…

ku kërcënuesja vazhdonte më tutje me përforcime dramatike:

– ‘E, nuk më gjen më’.

– Këto kërcënime bëheshin kryesisht vjeshtave, sepse gjithmonë u përmend edhe një mantel:

– e veshi mantelin e dal – humbi…

– E, kërcënuesja mund të

ndodh s’ka pasur hiç mentel…!

Por, i është përshtatur vargut!

– Se…Gjendet manteli, veç a t’u ka mbushur mendja me ikë!

– Burrat gjithmonë janë tërhequr mbas grave që mund të ‘humbin’.

5. E Albin Kurti anipse ‘spiun rus’ (sipas Ramush Haradinajt dhe Sami Lushtakut), e ka mbështetur krijimin e Tribunalit të Drejtësisë për krimet e Rusisë në Ukrainë.

6. Mungon.

7. Boll.

P.S. Ajo nuk banon më këtu.

Go to TOP