Ilir Ferati rikandidon për Kryetar të Istogut: LDK-ja, shtëpia jonë e përbashkët
Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka pranuar zyrtarisht rikandidimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për një mandat të ri në krye të komunës. Përmes një njoftimi publik, Ferati falënderoi strukturat dhe aktivistët e Degës së LDK-së në Istog për besimin e dhënë duke e cilësuar këtë degë si një ndër më të suksesshmet në nivel republike.
“Me nderin më të madh, sot pranova rikandidimin për Kryetar Komune nga Dega e LDK-së në Istog,” tha Ferati duke shtuar se puna dhe shërbimi për qytetarët mbeten premtimi dhe betimi i tij.
Ai njoftoi se konventa për prezantimin e programit të ri qeverisës do të mbajë të gjallë bashkëpunimin me qytetarët, ndërsa lista kandiduese e LDK-së do të përfaqësojë zërin, vlerat dhe idetë e banorëve të Istogut.
“LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët – trashëgimia jonë e përbashkët – besatimi shumëvjeçar i Istogut,” theksoi Ferati duke u zotuar se Istogu do të vazhdojë të zhvillohet mbi bazën e projekteve të realizuara dhe vizioneve të përbashkëta me qytetarët.
Me këtë rikandidim, Ilir Ferati synon vazhdimësinë e mandatit dhe forcimin e LDK-së si forca kryesore politike në komunën e Istogut. /Kosova.info/
