Murati: Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona

“325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.  Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka shkruar Murati në “Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP