Abdixhiku: Prishtinën duhet me e dashtë, jo veç me e lakmu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga punimet infrastrukturore në kryeqytet, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe përkushtimit për Prishtinën.

“Prishtina, kryeqyteti ynë 💙. Një tjetër ditë me plot punime. Aty ku ka punë, ka edhe zhvillim. Ka dhe të ardhme për të gjithë,” u shpreh Abdixhiku, duke shtuar se dashuria për qytetin duhet të jetë më e fortë se lakmia.

“Prishtinën duhet me e dashtë, jo veç me e lakmu,” përfundoi ai, duke lënë të nënkuptohet se angazhimi dhe dashuria për qytetin janë çelësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Deklarata e tij vjen në vazhdën e angazhimit të LDK-së në terren, në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme dhe konsolidimin e platformës së saj urbane për kryeqytetin. /Kosova.info/

Go to TOP