Guri i përgjigjet Kurtit: Nomad është ai që s’ka shtëpi, jo opozita
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili më 19 qershor gjatë ceremonisë së gurthemelit të pishinës gjysmolimpike në Podujevë i quajti deputetët opozitarë “nomadë”, duke i fajësuar për moskonstituivin e Kuvendit.
Guri ka cilësuar këtë epitet si të papërshtatshëm dhe fyes, duke thënë se “nomadë” nuk janë opozitarët, por vetë Kurti.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Kështu që nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, u shpreh Guri para nisjes së seancës së 35-të konstituive.
Ai shtoi se ky cilësim është një përpjekje e padenjë për të ushtruar presion mbi deputetët:
“Është e padinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të tentohet të bëhet presion te vota e deputetëve.” /Kosova.info/
