Gjinovci: Si lejohet me kandidu për kryetar kur s’je i qytetit? Përparim Rama s’duhet me na humb edhe 4 vjet

Aktivisti dhe analisti Rron Gjinovci ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si kandidatët për kryetarë komunash po dalin në garë pa qenë të lidhur me qytetin për të cilin kandidojnë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai tha se nuk e kupton se si është e mundur që dikush të kandidojë për një qytet ku nuk ka as lidhje jetësore, as ndjeshmëri qytetare.

“E di që mendimi jem osht pak palidhje, por nuk e kuptoj qysh lejohet me kandidu për kryetar të ni qyteti kur s’je i qatij qyteti 🤷‍♂️,” shkroi ai.

Gjinovci gjithashtu kritikoi punën e kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama duke thënë se qyteti nuk duhet ta përsërisë gabimin me të njëjtin lider. Sipas tij, katër vitet e para kanë dëshmuar pamundësinë e Ramës për të qeverisur me efikasitet.

“Edhe ni sen e di, që Përparim Ramën nuk duhemi me lon si Shpendin me na i hup 8 vjet tjera, boll na i ka hupë 4, e pamë që s’po munët me bo kurgjo,” tha ai duke shtuar se zgjedhjet e ardhshme në Prishtinë paraqesin sfidë të madhe, pasi kandidaturat aktuale “lënë për të dëshiruar”. /Kosova.info/

Go to TOP