Arsenal heziton për Sesko-n, mësoni arsyen
Drejtuesit e Arsenalit raportohet se po hezitojnë për të bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko.
Megjithëse janë zhvilluar takime mes klubit londinez, drejtuesve të Leipzigut dhe përfaqësuesve të lojtarit, deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete.
Sipas “Sky Deutschland”, gazetari Florian Plettenberg ka zbuluar se Arsenali nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 80 deri në 100 milionë euro që kërkon RB Leipzig për reprezentuesin slloven.
Klubi anglez shpreson të arrijë një marrëveshje për shifrën rreth 70 milionë eurosh.
“Arsenali aktualisht nuk është i gatshëm të paguajë 80–100 milionë euro që kërkon Leipzig për Benjamin Sesko. Nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga Arsenali deri tani”, ka thënë Plettenberg.
“Arsenali dhe kampi i lojtarit janë ende në kontakt, por kushtet personale ende nuk janë plotësisht të dakorduara”, theksoi ai.
Gjithashtu, Arsenali vazhdon ta ndjekë edhe Victor Gyokeres si alternativë.
