Prishtina nis dezinsektimin hapësinor dhe hudhjen e larvicideve për vitin 2025
Komuna e Prishtinës njofton se sot, më 18 qershor 2025, do të nisë faza e parë e dezinsektimit hapësinor në kuadër të masave parandaluese kundër insekteve bartëse të sëmundjeve infektive.
Dezinsektimi hapësinor do të fillojë nga ora 20:00 duke përfshirë zonat e planifikuara në territorin e kryeqytetit.
Në të njëjtën kohë, do të realizohet edhe hudhja e larvicideve më 18 dhe 19 qershor 2025 duke filluar nga ora 09:00, në përputhje me planin dinamik të operimit.
“Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndonjë ndryshimi të orarit apo datës, pasi zhvillimi i këtyre aktiviteteve varet nga kushtet atmosferike.
Bashkë për një Prishtinë më të pastër dhe të sigurt!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës. /Kosova.info/
