Berisha: Partive të mëdha po u konvenon kjo situatë

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha është deklaruar në prag të seancës së radhës për konstituivin e Kuvendit, duke e quajtur të pakuptimtë vonesën e tejzgjatur dhe mungesën e vullnetit politik për ta zhbllokuar situatën.

Ai ka thënë po ashtu se është e padrejtë të merren për të 32-të herë për konstituiv të kuvendit, derisa dihet në çfarë situate është bota.

Shihet në çfarë situate është bota, dhe ne po merremi me konstituivin e kuvendit

“Asnjëherë se kam menduar se do të jetë kaq gjatë dhe e pakuptimtë. Po shihet në çfarë situate është bota, dhe ne po merremi me konstituivin e kuvendit, është e padrejtë, dhe nuk po ndihemi mirë. Si duket partive të mëdha po ju konvenon kjo situatë, dhe kështu është gjendja”, ka theksuar Berisha.

Sipas Berishës, prej më shumë se dy muajsh nuk ka pasur asnjë takim apo iniciativë konkrete për të arritur një marrëveshje, duke vënë theksin te mungesa e interesimit për zgjidhje.

Secili mandatar që i siguron 60 vota, e ka edhe votën time

“Me asnjë, ka dy muaj, prej kohës kur kemi filluar diskutimet e para më nuk ka pasur ndonjë takim, dhe si duket për momentin nuk ka interesim për me vazhdu…Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time për interes të shtetit, dhe nuk jam bllokues, të ecim përpara kjo nuk ka kuptim. Kjo është bërë rutin, por çfarë është mjaftë, është mjaftë”, ka shtuar Berisha.

Go to TOP