​Guri: S’ka zhbllokim me këtë kryeministër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e progresit në konstituivin e Kuvendit, pas përpjekjes së 31-të të mbajtur të premten, dhe tentimit të 32-të që pritet të mbahet sot.

Në një deklaratë për media, Guri, i cili po ushtron mandatin e tij të parë si deputet, theksoi se kjo situatë është e papranueshme dhe pasojë e mungesës së vullnetit politik nga shumica aktuale.

Derisa e kemi një kryeministër i cili e ka një mendësi të tillë nuk besoj shumë në një zhbllokim

“Nuk është ndjenje e mirë me ardhe herën e 32-të me tentu për të zhbllokuar situatën. Është fatkeqësi çfarë është duke ndodhur, por qysh e dimë i takon të paerit me zgjidh, me dalë prej kësaj bllokade, po presim… Ashtu qysh e dimë, kryeministri në detyrë është deklaruar se nuk ka interes, nuk është çështje me interes për ta zgjidhur, dhe derisa e kemi një kryeministër i cili e ka një mendësi të tillë nuk besoj shumë në një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, ka theksuar Guri.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se qytetarët presin që Kuvendi të adresojë temat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, e jo të zvarriten për çështje procedurale.

Do duhej të ishim duke ngritur çështjet që i preokupojnë qytetarët

“Ne sot do duhej të ishim këtu duke ngritur çështjet që i preokupojnë qytetarët dhe që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe jo duke u marrë seancat e Avni Deharit, votim i fshehtë, votim i hapur. Natyrisht kam pritur diçka tjetër”

Deputetët pritet të mblidhen sërish sot nga ora 11.00 në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Kjo dhe shënon tentativën e 32-të e parlamentarëve.

Go to TOP