​Turbullira në kanal, pa ujë disa komuna

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se për shkak të punimeve teknike në kanalin Ibër-Lepenc, është shënuar një rritje e nivelit të turbullirës në ujë – gjë që e bën të pamundur trajtimin e ujit për pije sipas standardeve të kërkuara dhe kapaciteteve teknologjike aktuale.

Si pasojë, është ndërprerë puna në fabrikën e ujit në Shkabaj, nga e cila furnizohen me ujë të pijshëm qytetet Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, si dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë.

“Me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit për pije, jemi të detyruar të ndalojmë përkohësisht procesin e trajtimit dhe furnizimit në këto zona,” thuhet në njoftim.

Kompania thekson se lagjet tjera të Prishtinës do të preken minimalisht nga kjo situatë, dhe se qytetarët do të informohen me njoftimin e radhës për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me përmirësimin e gjendjes dhe rifillimin e furnizimit të rregullt. /Kosova.info/

Go to TOP