Para se me vendos Izraeli me sulmu Iranin, analistët tanë veç kishin info të brendshme!
Shkruan: Emanuel DEMAJ
Kur i dëgjon disa gazetarë e analistë tu dhanë versione të sakta sipas tyre, edhe tu tregu me plot bindje se çfarë plane të fshehta ka ba Izraeli për me sulmu Iranin, bile edhe duke ja zbulu planet e Mossadit si me qenë vet pjesë e operacionit, seriozisht të vjen me thanë: nuk ekziston popull ma i “mençur” se na, kemi arritë në atë nivel ku çdo kush që del në ekran e flet për gjeopolitikë si Baba Vanka, me sy mbyll, pa burime, pa logjikë, veç me do fjali bombastike që duken si tituj filmash aksion.
Puna është se disa prej këtyre “analistëve” nuk i dallojnë as koordinatat në Google Maps, po flasin për strategji ushtarake sikur janë gjeneralë të IDF-së, mjafton me pa një video në youtube a me lexu një titull clickbait, edhe menjëherë e din çka ka planifiku Mossadi, ku, kur, dhe me kë, janë aq të sigurt, saqë të duket që kanë pi kafe me Netanyahun mbrëmë. shkurt gjeni të lindun!
Po mos na lodhni mendjen me fantazi të Netflix-it, se nuk jemi të gjithë në këtë valë!
