Putin dënon sulmin izraelit ndaj Iranit: Kjo mund të zgjidhet diplomatikisht

Presidenti rus, Vladimir Putin, në biseda të ndara telefonike, i tha presidentit iranian se Moska dënon veprimet e Izraelit kundër Teheranit, ndërsa kryeministrit izraelit se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit mund të zgjidhen vetëm në rrugë diplomatike.

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin i tha Presidentit iranian Masoud Pezeshkian se Rusia “dënon veprimet e Izraelit që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara” dhe shprehu ngushëllime për të vrarët.

“Rusia mbetet në kontakt të ngushtë me Iranin dhe Izraelin”

Raportohet se Putin, në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, “theksoi rëndësinë e kthimit në procesin e negociatave dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve që lidhen me programin bërthamor iranian përmes mjeteve politike dhe diplomatike”.

Në deklaratën e Kremlinit thuhet se Rusia mbetet në kontakt të ngushtë me Iranin dhe Izraelin.

Go to TOP